Nuk kanë të sosur skandalet KLP: Xhevahir Lita u arrestua për lidhje me krimin e organizuar, KLP promovon në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit

Data

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka promovuar në detyrë bashkëshorten e ish-prokurorit Xhevahir Lita, i cili u arrestua në kuadër të opercionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin e organizuar.

Xhevahir Lita

Besime Lita është emëruar nga KLP këshilltare juridike pranë qeverisë së prokurorëve. Më herët ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së burimeve njerëzore.

KLP tha për News 24 se “procedura e ngritjes në detyrë e Besime Litës ka nisur përpara arrestimit të bashkëshortit të saj”, duke shtuar se nuk e shikojnë këtë aspekt si problem përderisa ajo i plotëson kriteret.

 

04080f04-07af-4245-9a35-2dc8f6b90966

Ish-prokurori Lita u arrestua në muajin korrik 2023 në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” ku në pranga ranë disa persona, mes tyre edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish- shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, Oltion Bistri.

Xhevahir Lita akuzohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.

Në përgjime, ai bisedon me një person lidhur me lirimin nga qelia të Behar Bajrit, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi më 9 gusht të vitit 2020.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related