E përndiqte dhe i kishte hapur llogari në rrjetet sociale një vajze, arrestohet 33-vjeçari Feb 2, 2024 | 14:11

Data

Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës, pasi është denoncuar nga një vajzë për përndjekje.

1704474570_policiaeshtetit

Policia bën me dije se i riu përndiqte një vajzë 21-vjeçare, madje kishte hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj”,njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related