Një shqiptar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Rama poston foton e Talat Xhaferrit me Ali Ahmetin: Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat… Jan 27, 2024 | 17:05

Data

Ndërsa të dielën pritet të votohet qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut me kryeministër shqiptar Talat Xhaferrin i cili do të mandatohet për 100, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

edi rama

 

Rama ka postuar një foto të Xhaferrit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, teksa për këtë të fundit thotë se është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë.

Rama shkruan se krijimi i qeverisë teknike është një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, teksa ka postuar dhe një shprehje e cila thotë; Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”.

Postimi i Edi Ramës:

Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto

GE3FeWMXcAA2_4V

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related