Nuk zbatuan një vendim gjykate, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Kadastrën së Lezhës Jan 27, 2024 | 15:32

Data

Gjykata ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, pasi akuzohen se nuk kanë zbatuar një vendim gjykate.

Kadater

 

Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet fjalë për tjetërsimin i i 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetersuar me me dokumente te fallsifikuara, per te cilen është dënuar me burg dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

Emrat:

Albana Gjinaj

Marinela Tuci

Orstela Bardhaj

Sebastjano Gjetja

Besjon Ivanaj

Ornela Marku

Eglantin Lleshaj

Dorina Sulaj

Xhentil Gjegji

Vitore Lleshi

Diljana Prenga.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related