Qeveria franceze nuk tërhiqet: Do vazhdojmë me procedurat për ligjin e emigracionit! Ja çfarë parashikohet

Data

Qeveria franceze ka njoftuar se do të vazhdojë procedurat për ligjin e migracionit edhe pse ky vendim është cilësuar si i jashtëligjshëm.

emigrantet

 

Shumë pika të ligjit janë refuzuar nga Këshilli Kushtetues i Francës. Sipas Këshillit, këto pika të nenit janë shtuar për shkak të presionit të madh nga grupet e krahut të djathtë.

Me këtë ligj të huajt mund të dëbohen me dënime penale. Edhe ata që kanë ardhur në Francë para se të mbushnin 13  vjeç ose ata që kanë jetuar në Francë për më shumë se 20 vjet mund të dëbohen nëse burgosen ose shpallen si kërcënim i madh për rendin publik.

Ligji i migracionit është miratuar në kohën kur Franca është përballur me numër të madh të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Aplikimi për azil është rritur për 8.6 për qind ose 142 mijë në vit.

Para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian dhe pa shumicën në Asamblenë Kombëtare, presidenti Emmanuel Macron po përballet me presionin e madh nga e djathta ekstreme dhe është shumë i varur nga partitë jashtë koalicionit për të miratuar ligjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related