Qeveria shpall vitin 2024, vitin e Gjuhës Shqipe

Data

Viti 2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe nga qeveria. Ishte Rama ai që përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, 2024 në vendin tonë do të jetë viti i Gjuhës Shqipe.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar një video të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në videon e publikuar, Manastirliu ka theksuar searmimi mbetet prioriteti i prioriteteve i qeverisë.

“Sot është Dita Kombëtare e Arsimit, një ditë e cila drejton vëmendjen te rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që udhëheq paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet”, tha Manastirliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related