Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:55 tek Rrethi i Selitës, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Zamir Kalemi.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autorët që lëviznin me një mjet tip “Nissan”, dyshohet se e kanë gjurmuar objektivin dhe kur kanë arritur paralel me të në drejtim të lindjes në Tiranë, kanë hapur zjarr me kallashnikov.
Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa 35-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe në shpatull.
