Parashikimi i motit 13 Janar 2023

Data

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë siberiane duke sjellë në territor mot të kthjellët, por të ftohtë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim të ulët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related