Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar pritjen e fundvitit në zyrat e Presidencës me të gjitha mediat në vend.
Ajo mbajti fjalimin e saj, ku falënderoi të gjthë gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë tërë këtij viti, veçanërisht ato gazetarë që kanë raportuar nga veriu i vendit, gjatë përplasjeve që ndodhën atje pak muaj më parë.
Këtë herë duket se Osmani ka dalë pak fare nga korrzinat e saj, duke e bërë fjalimin pak më shumë subjektiv dhe të lezetshëm.
Ajo zgjodhi ta përmbyllë falën e saj duke thënë: “This barbie is the President” (kjo barbie është Presidente), pasi ajo tha se pyetet shpesh se përse po vishet me ngjyrë rozë.
