U vesh me fije ari/ FBI i “tërheq veshin” drejtuesit të SPAK, Altin Dumani

Data

Në takimin kundër pasurive me burim korrupsionin e trafiqet, drejtuesi i SPAK kishte në krahë Fatmir Xhafën, vëllain e trafikantit që nuk po i sekuestron pasuritë…

 

Në takimin e organizuar nga “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisë”, është vënë re një detaj i veçantë në veshjen e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili ishte i ftuari kryesor për të folur mbi platformën dhe arritjet e SPAK.

 

Në takimin ku foli për luftën kundër korrupsionit shtetëror, dhe për dhënien fund të paprekshmërisë në nivelet e larta të politikës e shtetit, Altin Dumani shkoi me xhaketë me filigran ari.

 

Deri para 1 viti kur ishte prokuror i thjeshtë, Altin Dumani nuk ka ekspozuar veshje të shtrenjta; ndërsa në takimin e luftës kundër korrupsionit të shtetarëve, ai shkoi me xhaketë të qëndisur me filigran ari.

 

Ky ndryshim, u ra në sy atyre që zbulojnë edhe “gjilpërën në kashtë”; konkretisht, ekspertëve të FBI, të cilët me të drejtën e dhënë nga Kushtetuta e Shqipërisë, janë pjesë e SPAK-ut dhe BKH-së, me mision ndihme, kualifikimi, orientimi e mbikëqyrje hetimesh.

 

Sipas burimeve që administron “Pamfleti”, drejtuesi i ekipit të FBI në SPAK, i tërhoqi vëmendjen Altin Dumanit, pse shkoi me një veshje të tillë në një takim zyrtar e publik; për më tepër, që u zhvillua në momentin, kur kanë nisur goditjet me heqje imuniteti e urdhër-arreste ndaj hajdutëve krerë të lartë të politikës e shtetit.

 

 

Sipas Dumanit, xhaketa me filigran ari mund të jetë normale në Shqipëri, ku kryeministra, ministra, deputetë, krye bashkiakë e drejtorë, ndërrojnë nga 3 herë në ditë veshjet, makinat e bizhuteritë.

 

Por sipas ekspertëve të FBI, veshjet e shtrenjta të drejtuesit të SPAK, moralisht kompromentojnë dhe zhvlerësojnë besimin ndaj tij, ndaj institucionit që drejton e sidomos ndaj reformës në Drejtësi.

 

Çështja e dytë, për të cilën partnerët amerikanë i “tërhoqën veshin” Altin Dumanit, është qëndrimi ndaj medias në atë takim, ku ai me kapadaillëk e njëlloj si Adriatik Llalla dikur, tha se nuk i përfill fare denoncimet dhe akuzat që i bëhen atij e vartësve.

 

Kreu i SPAK nuk ka pse t’i shpërfillë denoncimet e medias; as të nxjerrë urdhra që media të hesht për pazaret e tij e të prokurorëve të SPAK, madje as të arrestojë e mbajë peng gazetarët.

 

Sepse mediat nuk kanë shpifur siç thotë Altin Dumani, por kanë denoncuar e kanë kërkuar prej tij, sqarime se përse Ilir Beqja nuk u fut në dosjen e pajisjeve kirurgjikale; përse nuk po mbyllen hetimet ndaj tij për PPP-të e Check-up, Laboratorëve, Hemodializës; dhe përse pas presionit të medias, Ilir Beqja u procedua penalisht me “Detyrim paraqitje”, dhe nuk arrestohet si të tjerët.

 

Media ka denoncuar, faktin që në dosjen e aferës së landfilleve, nuk janë futur Edi Rama, Engjëll Agaçi, Blendi Klosi, Belinda Balluku, Anila Denaj, Erjon Veliaj, Armando Subashi i Fierit, Qazim Sejdini i Elbasanit dhe Geraldina Prodani, ish-Sekretare e Ministrisë së Financave që ka firmosur të gjithë dokumentet.

 

Po kështu e konkretisht, “Pamfleti” ka denoncuar dhe i ka kërkuar Altin Dumanit, të fillojë hetimin për ”Rrugën e Arbrit”; e cila jo vetëm ka kaluar me 2 vite afatin e përfundimit, por kryeministri Edi Rama, ministreshat Belinda Balluku, Anila Denaj, Delina Ibrahimi e oligarku Rrok Gjoka kanë shtuar 167 milionë Euro me preventivë fals.

 

Madje, në takimin anti-mafie, Altin Dumani kishte në krahë Fatmir Xhafën, vëllain e trafikantit që nuk po i sekuestron pasuritë…

 

Urojmë, që pas xhaketës së tij me filigran ari, të mos qëndrojë kompromentimi si gjithë të tjerët, ndër ta dhe paraardhësi Arben Kraja me vilë në Lalz.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related