Negociatat me BE/ Rama i drejtohet Mitsotakis: Ne nuk bëjmë lëshime

Data

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë takimit të sotëm me negociatorët e Bashkimit Europian në administratë ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Rama nuk la pa përmendur dhe çështjen “Beleri” me Greqinë, duke komentuar se çështja për fqinjët ka rëndësinë e madhe për ta, por nuk është arsyeja kryesore.

Kryeministri tha se vendi ynë nuk do bëjë negociata dhe as lëshim kur vjen puna tek sistemi i drejtësisë.

“Ju e dini që nuk janë vetëm këto arsyet e mosanëtarësimit, por që cilado qoftë arsyeja duhet të dini se ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe lëshime për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë. Unë jam i bindur se ne me fqinjët tanë do të vendosim një arsye madhore mbi këtë çështje, por që ne nuk ia heqim rëndësinë për ta”, tha ndër të tjera Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related