Komisionet Hetimore, PS depoziton në Kuvend kërkesë për ndryshimin e ligjit

Data

PS ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Lajmi u bë i ditur nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, e cila shprehet se projektligji është produkt i një pune disamujore dhe se ‘që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca’.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin e komisioneve hetimore. Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.”, tha Felaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related