Për të shpëtuar Këto trojet që kemi Tani për Tani! A Na Duhet Të bashkojmë mendimin si ti shpëtojmë, për të mos na ndodh si Kjo TREVË???!!!!!

Data

Ky shkrim është nga Frederik Ruco:

“Fshati Nokshiq, Normandia e harruar e shqiptarëve, e mori emrin pikërisht nga Noka. Noka, ishte i pari i nokshiqanëve.

Në periudhën antike ky fshat është banuar nga banoret ilir të fisit Labeat. Banorët vendas që nga antika kanë qënë Ilir. Marrëveshja e Shën Stefanit, e mbajtur me 3 mars 1878, në mes Turqisë dhe Rusisë, rezultoj me ndarjen e interesave të përbashketa në mes të këtyre dy fuqive të mëdha.

Kjo marrëveshje i shkëpuste tokat e Plavës dhe të Gucisë dhe ato toka i jepte Malit të Zi.

Nokshiqanët, si gjithnjë trima, mendjembrehtë dhe të pamposhtur, vëndosën që mos ta lëshojnë vendin e tyre pa rezistencë të armatosur. Kështu, së bashku me vëllezërit e tyre shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Me 4 dhjetor. Duhet theksuar se Beteja e Nokshiqit (dhjetor 1879-janar 1880), ka një rëndësi të madhe dhe është një ndër betejat më të mirë organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kjo luftë e përgjakshme, por heroike, i shkatërroi forcat e Mark Milanit dhe, për të parën herë, këtu, thyhen forcat Serbo-Malazeze.

Kjo fitore kishte një jehonë të madhe në të gjitha vendet europiane. Në histori kjo rezistencë për të mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi sllav, njihet si “Lufta e Nokshiqit”, të cilën e fituan forcat Shqiptare.

Pas kësaj beteje forcat Shqiptare i treguan qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve, që nuk ishin shqiptare.

Populli i kësaj treve asnjëher nuk i miratoi, nuk i pranoi e as që do t’i pranoj vendimet e dhunshme që coptuan trojet Shqiptare. Padyshim, faqe e ndritur në historinë e luftërave që kanë bërë të parët tonë, për mbrojtjen e trojeve të tyre, është pra “Lufta e Nokshiqit” dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive të Mëdha të kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për të shpëtuar veten në dëm të interesave jetësore të Kombit Shqiptar.

Për fat të keq, duhet nënvizuar se kjo epope kaq madhore, që u kurorëzua me fitoren e shkëlqyer të forcave ushtarake Shqiptare, të komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk është studiuar e trajtuar fare. Rrethanat në të cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit, kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nënshkrimii traktit famkeq të Shën Stefanit, e bënin situatën shumë të rëndë dhe akoma të ndërlikuar për Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar në atë periudhë të vështirë ndodhej para dy zgjedhjeve:

A) Të pranonte vendimin e Shën Stefanit, të cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth të pranonte ripushtimin, ose

B) Të organizohej për të përballur situatën e ndërlikuar të brendshme dhe ndërkombtare, pra të vazhdonte luftën clirimtare kundër pushtuesve të vjetër dhe të rinj. Populli Shqiptar, megjithëse në rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dytë, rrugën e vazhdimit të luftës për mbrojtjen e trojeve historike Shqiptare.

�Ku janë nokshiqanët sot?

Tani, pas dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia e Titos, në Nokshiq, përpos Kullave dhe tokës shqiptare nuk frymon asgjë shqiptare në këtë fshat. Po, atje, e në atë vendkala, mund të gjeni edhe varret e rrënuara të të parëve tanë…

Plava dhe Gucia u shkatërrua: shumica e shqiptarëve, nga dhuna malazeze u larguan dhe u tretën në SHBA, ata pak që mbetën aty u persekutuan, u asimiluan dhe u “boshnjakëzuan”. Më shumë se 90% e shqiptarëve të rinjë në Plavë dhe Guci, sot nuk dinë e nuk flasin shqip apo nuk e praktikojnë fare gjuhën shqipe; këtu nuk ka shkolla, edukim e as arsimim të duhur në gjuhën shqipe…

Historia e lavdishme e kësaj cope të Shqipërisë historike po venitet; Nokshiqi, dikur vendkala, e i lavdishëm në histori, në heshtje po rënkon e thërret, e, Plava dhe Gucia po shikon drejtë Tiranës e Prishtinës dhe po pret, po pret për mbështetje, për ndihmë e për kurajo…”

Më shpërndaj, të lutem!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related