Efektivi i “Shqiponjave”: Nuk paguhemi për orët shtesë, i kemi harruar familjet tona!

Data

Efektivët e policisë në Shqipëri, ata të ndershmit, që nuk janë përfshirë në trafiqet e drogës dhe tentativat e vrasjes, janë vërtet në gjendje jo të mirë. Fitim të tyre kanë vetëm rrogën, më të ultën në Europë, pasi orët shtesë kanë kohë që nuk i marrin.

Një efektiv i repartit Shqiponja, thotë se papritur, shefi i njoftoi se do të kalonin në “Gatishmëri” dhe kjo ndoshta për shkak të motit të keq. Mirëpo nuk është ky problemi më i madh. Efektivi i policisë shprehet se nuk janë paguar për orët shtesë.

Madje ai thekson se as për ‘gatishmërinë’ gjatë ndeshjeve në stadium nuk janë paguar për ato çka kanë bërë. Sipas tij, ministri i Brendshëm, ndoshta nuk është aspak në dijeni, pasi përgjigjet i jep shefja e financës, që mesa duket, merrka rolin e ministrit, kur u shpërndakan pagat.

Efektivi i Shqiponjave thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe të paguhen për orët shtesë, pasi po i lënë vetëm familjet e tyre, pa u qëndruar përkrah në momente të vështira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related