Në qytetin e Shkodrës ka nisur edicioni i 14-të i festivalit të animuar për fëmijë “Anifest Rozafa 2023”. Katër filmat e parë u shfaqën në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” e cila u mbush nga të vegjlit që shijuan filmat e përzgjedhur. Organizatori Artan Marku thotë se fëmijët në ditët e sotme duhet që të jenë pranë filmit sepse i zhvillon ata.
Filmat e animuar të këtij edicioni përballin fëmijët me jetën urbane të shteteve të ndryshme në gjithë botën.
Nga viti në vit audienca e fëmijëve në “Anifest Rozafa” është rritur thotë organizatori Marku.
Edicioni i 14-të i “Anifest Rozafa 2023” do të vijojë deri më 15 nëntor nga ku do të ndahen edhe Edicioni i 14-të i “Anifest Rozafa 2023” do të vijojë deri më 15 nëntor nga ku do të ndahen edhe çmimet përkatëse për filmat më të mirë.
