TREGTARËT: SHESIM NË MES TË SHIUT

Data

Mungesa e kushteve për tregtim në merkatën e Rusit në qytetin e Shkodrës, është një nga shqetësimet me të cilat përballen prej vitesh tregtarët. Situata bëhët më e vështirë gjatë stinës së dimrit. Tregtarët thonë se detyrohen të vendosin plastmasë si dhe pëlhura të ndryshme për të mbrojtur veten dhe prodhimet e tyre nga reshjet e shiut.

Tregtarët tregojnë se shpesh herë detyrohen të hedhin prodhimet e tyre në kosh pasi dëmtohen si pasojë e mungesës së kushteve në të cilat tregtohen.

Pas shumë shqetësimeve të ngritura herë pas herë nga tregtarët, merkata e Rusit pritet t’i nënshtrohet një tjetër investimi restaurues nga Bashkia Shkodër pas miratimi të këtij projekti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related