BALLDRE, PRINDËR DHE NXËNËS NË PROTESTË

Data

Ndonëse janë vetem 3 km larg nga shkolla ku mësojnë, fëmijet e fshatit Balldre në Lezhë detyrohen të zgjohen në oren 6 e 30 minuta dhe të qëndrojnë çdo mëngjes per rreth 1 ore në oborrin e shkollës, pasi autobusi i sjell shumë heret.Mes tyre ka dhe fëmijë parashkollor, problematika më e madhe është gjatë stinës së dimrit, ku dhe temperaturat janë të ulëta dhe shpesh herë ka reshje shiut.Shqetësimi është ngritur nga prindërit të cilët thonë se kjo situatë e cila vijon prej vitesh është e papranueshme dhe ankesat e tyre të vazhdueshme nuk kanë marrë vemendje.

I kontaktuar për këtë çështje Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë Hasan Muça, tha se menjehere pas sinjalizimit për situaten janë vënë në lëvizje, ku do të zhvillohet një takim me kompaninë që bën transportin e nxënësve për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related