JA EMRAT E 3 DEPUTETËVE TË PD PËR TË CILËT PS KËRKON PËRJASHTIMIN NGA KUVENDI. SEKRETARIATI I ETIKËS MBLIDHET SOT ONLINE

Data

Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës, për të cilët PS ka mbledhur firmat dhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për përjashtimin e tyre. Veprimi erdhi pas tensioneve dje në Kuvend.

Eshte kërkuar përjashtimi për Ervin Salianjin, i cili sipas PS është ndihmuar dhe nga deputet, Petrit Doda dhe Edmond Spaho. Ndërkohë, Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në një seancë online, në orën 14:30.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se të përjashtuar nga mbledhja online e sekretariatit janë deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related