Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare. Policia thotë se është arrestuar Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi tre ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Lidhur me këtë ngjarje gazetari Sokol Bregu, u shpreh se fillimisht vajza është droguar dhe më pas ka ndodhur abuzimi seksual i cili përbën dhe një vepër të rëndë penale.
Ai tha se kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, më i dënueshmi nga shoqëria, por që fatkeqësisht në këtë shoqërinë tonë fajin e ka viktima dhe jo autori.
Sipas tij problemi më i madh është fakti se ligji shqiptar e lejon marrëdhënien seksuale me dëshirë mbi moshën 14 vjeçare.
“Personat e tillë në vendet e BE dërgohen në burgje të cilat qelitë e tyre i kanë nën tokë duke mos i dhënë as të drejtën e ajrimit një orë në ditë dhe duke i trajtuar ata si armiqtë më të mëdhenj të shoqërisë, kjo ndodh në Italinë tonë fqinje, madje trajtohen si më të rrezikshëm se një grup mafiozësh.
Në rastin konkret kemi të bëjmë me drogim dhe më pas me përdhunimin. Policia e Vlorës e ka quajtur marrëdhënie seksuale me dhunë për shkak se është përdorur lënda narkotike dhe nëse në rastin konkret del se e mitura nuk është përdhunuar duke qenë se ajo nuk e ka moshën 16 vjeç është një akuzë e fortë për të shkuar në gjykatë.
Edhe pse rasti është shumë i rëndë dhe më i dënuari nga shoqëria do presim dhe një vendim. Ka një problematikë në legjislacionin tonë se mes moshës 14-16 ne e lejojmë marrëdhënien seksuale nëse ajo ka ndodhur me dëshirë, por fakti që është përdorur lënda narkotike nuk e shfajëson personin në fjalë.
Këtu hyjmë te plaga e madhe e shoqërisë sa i përket përdorimit të lëndëve narkotike dhe përdorimi i tyre nga minorenët nuk është më shumë problematike se përdhunimi seksual.
Kjo hynë në një vepër tjetër penale që është ndërhyrja për të nxitur një minorene për përdorimin e lëndës narkotike, kjo është një vepër penale e dënueshme, por dhunimi seksual është më i rëndi.
Në këtë rast kemi pasur një denoncim prandaj ka dhe një reagim të policisë, por sa raste të tilla ndodhin në vendin tonë dhe nuk denoncohen dhe ky është problemi më i madh.”
