“38 ditë rezistencë, kemi treguar qytetari europiane”/ Protestuesit listojnë kërkesat e panegociueshme

Data

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në atë që organizatorët e cilësojnë si ditën e 38-të të protestës qytetare.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa një nga përfaqësuesit e protestës deklaroi se lëvizja do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të saj.

“Sot është dita e 38-të e rezistencës. Si edhe në ditët e mëparshme, kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore,” u shpreh ai.

Sipas organizatorëve, kërkesat kryesore të protestës janë:

  • Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit qeveritar.
  • Krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat të kufizuar.
  • Hartimi i një Kushtetute të re, që sipas tyre do të miratohej me referendum popullor.
  • Ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin për financimin e partive politike.
  • Kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës politike.
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
  • Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
  • Shfuqizimi i të ashtuquajturës “Paketa e Maleve”.
  • Shfuqizimi i kuadrit ligjor për Investimet Strategjike.
  • Hartimi i një kontrate të re sociale përmes konsultimeve me ekspertë dhe qytetarë.

Këto përfaqësojnë kërkesat e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë. Deri në këtë moment nuk ka një reagim të ri nga qeveria lidhur me kërkesat e paraqitura gjatë tubimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related