“Megjithëse nuk bën politike, Gjykatat Kushtetuese ndikon në jetën politike të vendit.”-kështu e nisi fjalimin e saj në Kuvend sot kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj. Kujtojmë se sot pombahet një seancë e veçantë organizuar Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të 25 vjetorit të Kushtetutës.
Sipas Zaçajt Gjykata Kushtetuese ka ndikuar shumë në demokratizimin evenit dhe të sistemit politik.
“Gjatë 3 dekadave Gjykatata Kushtetuese ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë, e përgjegjshme për ndikimin e vendimmarrjes së saj në jetën shoqërore ekonomike.
Vendimet e saj përbëjnë në vetvete ngjarje të një rëndësie të vecantë. Ato kërkojnë reflektim të qytetarëve dhe udhëhiqen nga e vetmja busull, kushtetuta”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Kushtetueses u shpreh sepresioni i vazhdueshëm ndaj gjyqtarëve nuk është i mirë, pasi shpeshherë kthehen në sulm personal ndaj tyre.
“Politizimi i gjyqësorit fenomen që përbën sfida të vazhdueshme, edhe ne vendet me demokraci të konsoliduar. Reforma kushtetuese synon shkëputjen e politikës nga gjyqsori”- u shpreh ajo.
