25 kilometra trafik, pamje nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit

Data

Një situatë kaotike u krijua ditën e sotme në rrugët që të çojnë drejt malit të Dajtit, ku mijëra qytetarë u nisën për të shijuar dëborën dhe fundjavën dimërore pranë Tiranës. Fluksi i lartë i automjeteve solli bllokim të plotë të qarkullimit, duke krijuar radhë kilometrike dhe vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve.

Pamjet ajrore të publikuara nga fotografi dhe operatori i njohur në rrjetet sociale, Erald Halili, tregojnë qartë përmasat e trafikut, ku autokolona e automjeteve shtrihej deri në rreth 25 kilometra. Në video duken qindra makina të bllokuara përgjatë aksit, pa mundësi lëvizjeje për periudha të gjata kohe.

Sipas dëshmive të qytetarëve, qarkullimi është rënduar ndjeshëm që nga orët e paradites, ndërsa mungesa e menaxhimit të trafikut dhe hapësirat e kufizuara të parkimit e kanë përkeqësuar situatën. Shumë familje me fëmijë kanë mbetur të bllokuara në makina për orë të tëra, në kushte të ftohta dhe me vështirësi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonave malore gjatë ditëve me fluks të lartë, si dhe të planifikojnë udhëtimet në orare alternative, për të shmangur situata të ngjashme në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related