“21 Janari”/ Avokati nxjerr detaje tronditëse: Një tjetër protestues u qëllua në zemër, do çojmë kallëzim në SPAK

Data

Avokati Idajet Beqiri paralajmëroi se një tjetër kallëzim do të mbërrijë në dyert e SPAK për ngjarjen e 21 janarit 2011. Beqiri tha në emisionin ‘Studio Live’, se më 21 janar ishte planifikuar edhe vrasja e një tjetër protestuesi, Sokrat Godo nga Berati, ish-oficer i Policisë Gjyqësore.

Sipas Beqirit, ai është qëlluar në zemër më 21 janar, por ka arritur që të shpëtojë. Avokati thotë se kanë përgatitur kallëzimin që do dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme, e cila tashmë ka nisur hetimet për 21 janarin, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë 4 protestues nga plumbat e shtetit. Beqiri, i cili është edhe avokati mbrojtës i familjes Nika, tregon edhe çfarë ka ndodhur, ndërsa shton se Godo kërkon që prokuroria e Posaçme të deklarohet edhe për këtë tentativë vrasje.

Sipas Beqirit, kreu i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Beqiri thotë së kreu i SHIK-ut të Beratit lajmëroi Prendin dhe sipas tij më pas protestuesin Godo e shënjestruan për ta vrarë.

“Godo ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe erdhi në protestë, njihej si një veprimtar i PS në atë kohë. Sa u nis nga Berati, për të vajtur në protestë, kryetari i SHIK-ut të Beratit ishte vëllai i Ndrea Prendit dhe ai ka njoftuar të vëllanë e vet që edhe ky që është ekstremist gjoja, po vjen në protestë.

Dhe u shënjestra për t’u vrarë dhe u qëllua me snajper në protestë, në zemër. Dhe në momentin që u qëllua në zemër kishte një shishe ujë në dorë dhe ia dha një protestuesi që po i binte të fikët. Ai kërkon që SPAK të deklarohet për këtë, i ka të gjitha raportet mjekësore dhe shenjën e plumbit. Do bëjë edhe ai një kallëzim penal”, tha Beqiri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related