18-vjeçari humbi jetën, kapen autorët e ngjarjes së rëndë në Shkozë

Data

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë 4 autorët e vrasjes së 18- vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së djelës në Shkozë.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.

Sipas burimeve bëhet me dije se shkak për sherrin mes të rinjve është bërë një vajzë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related