15 vende europiane i bëjnë thirrje Izraeli të ndalojë operacionet në Libani, paralajmërohet krizë humanitare me mbi 1.2 milionë të zhvendosur

Data

Ministrat e Jashtëm të 15 vendeve europiane kanë bërë një thirrje të përbashkët ndaj Izraeli për të ndalur menjëherë operacionet ushtarake në Libani dhe për të respektuar sovranitetin e këtij vendi.

Në deklaratën e përbashkët, shtete si Italia, Spanja, Suedia, Polonia dhe Irlanda theksuan nevojën urgjente për de-përshkallëzim të situatës dhe ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake nga të gjitha palët.

Dokumenti i bën thirrje jo vetëm Izraelit, por edhe Hezbollah që të ndalin sulmet dhe të kontribuojnë në stabilizimin e rajonit.

Sipas deklaratës, konflikti ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare, ku rreth 1.2 milionë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, një shifër që përbën afro 25% të popullsisë së Libanit.

Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se operacionet në jug të Libanit synojnë krijimin e një zone sigurie për të parandaluar sulmet e vazhdueshme nga Hezbollah.

Thirrja e vendeve europiane vjen në një moment kritik për rajonin, ku frika për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mbetet e lartë dhe komuniteti ndërkombëtar po shton presionin për një zgjidhje diplomatike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related