12 efektivë policie të plagosur?/ PD: Mashtrime dhe të pabaza, asnjë polic nuk ka marrë ndihmë mjekësore

Data

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deklaratat e Policisë së Shtetit, sipas të cilave gjatë protestës së sotme janë plagosur 12 efektivë policie. Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike thekson se këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara.

Sipas PD-së, nga verifikimet e kryera në të gjitha spitalet e kryeqytetit rezulton se asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për të marrë ndihmë të parë. Opozita e cilëson këtë si një përpjekje për të deformuar realitetin dhe për ta paraqitur protestën si të dhunshme.

Në deklaratë thuhet se në protestë ka pasur dhjetëra qytetarë të lënduar dhe dhjetëra të tjerë të arrestuar, disa prej tyre në mënyrë të paligjshme, nga persona civilë pa uniformë dhe pa shenja identifikuese policie. Sipas PD-së, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të ligjit.

Partia Demokratike thekson se do të dokumentojë çdo tejkalim kompetencash dhe se çdo person përgjegjës për dhunë apo abuzim do të përballet me përgjegjësi ligjore. Gjithashtu, PD garanton se të ndaluarit dhe familjarët e tyre do të marrin ndihmë ligjore dhe mbështetje të plotë.

Në përfundim, opozita shprehet se përdorimi i gazit lotsjellës dhe dhuna e ushtruar ndaj protestuesve janë shenjë e panikut të qeverisë përballë pakënaqësisë qytetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related