Skandali me drejtorët e Belinda Ballukut, Bardhi jep alarmin: Ditën presion për vota, natën firmosin tendera

Data

Deputeti Gazmend Bardhi, ka ngritur alarmin për skandalin që lidhet me drejtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të drejtuar nga Belinda Balluku. Sipas Bardhit, një numër i drejtorëve të kësaj ministrie janë të përfshirë në një praktikë të dyshimtë, duke shfrytëzuar pozitat e tyre për të ushtruar presion mbi votuesit gjatë ditës dhe për të firmosur tendera të dyshimtë natën. Bardhi shkruan se në Fier, Belinda Balluku ka anashkaluar socialistët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn. Investigimi zbuloi edhe faktin se ai jo vetëm ka përfituar tendera, por po ndërton edhe një hotel me familjarët e një tjetër vartësi të Ballukut, zëvendësministrit Ceno Klosi.

“Në Fier Belinda Balluku ka anashkaluar socialistët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn, që janë fytyra e saj në qarkun Fier! Njëri nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërsa tjetri kandidat për në SPAK me abuzimin masiv me tendera klientelist. Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, apo Klevis Jahaj, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier. Tentativës së tyre për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, përmes pyetjes që bëjnë në çdo takim “çfarë doni në këmbim të votës, lekë apo favore?”, unë pres që ti jap përgjigje sa më parë Njësia e Posaçme e krijuar pranë SPAK për krimet zgjedhore.

Por që sot di me siguri të plotë, që votën nuk e kërkojnë për ti shërbyer qytetarëve, por për të vazhduar të na vjedhin çdo ditë. Prandaj sot çdo qytetarë i ndershëm i këtij vendi bën pyetjen: Kur do ndëshkohet korrupsioni i Belinda Ballukut, zëvendësve apo drejtorëve të saj? Mjafton ky investigim më poshtë për të nisur një hetim të plotë e të gjithanshëm për skemën “5D” të “berberëve” të Belindës. Vetëm në një tender shpërblejnë njëri tjetrin me 8.4 milion euro. Sa të tilla ka?”, u shpreh Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related