“Qeverisemi nga robotë që marrin pushtet për të vjedhur”/ Gjekmarkaj i ‘përvishet’ mazhorancës: Mbijetesën tuaj e shpresoni tek asgjësimi i opozitës, ringritja është e pandalshme

Data

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ‘ne qeverisemi nga robotë që marrin pushtet për të vjedhur e vjedhin për të mbetur në pushtet’.

Gjekmarkaj thënë se sot lidershipi opozitar gjendet nen represion, duke shtuar se Sali Berisha në arrest pa asnjë akuzë, në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndër të tjera deputeti demokrat iu drejtua mazhorancës duke shprehur se mbijetesën e tyre e  shpresoni jo tek alternativa, por duke tentuar asgjësimin e opozitës. Po ai u zotua duke thënë se ‘ju  siguroj se ringritja e saj është e pandalshme e bashkë me të fundi juaj politik’

Fjala e plotë:

E nderuar Zonja Kryetare,

Të nderuar deputet!

Të jesh i qeverisur sot në Shqiperi nga “Rilindja” dhe Edi Rama:  Jozef Prudon mund të thoshte i bie ,  të jesh i vëzhguar nga patronazhimi, i inspektuar nga taksidaret militantë, i spiunuar, i kushtezuar , i perzgjedhur per tu goditur   në enkroçat , i parkuar në qoshet e harreses, i indoktrinuar nga emisionet e darkes, lutes në zyra, prites në korridore, i kontrolluar në vullnete politike, i ekzekutuar  në Sky , i peshuar me para si polic i lartë , i censuruar si intelektual, i komanduar si qytetar , nga qenie që nuk kanë as titull, as shkencë, as virtyt !

Keta quhen pushtetarë , ministra  në shpine me kanistra, quhen kryebashkiakë e kaluara  e të cileve shkelqen si kajmak, quhen zyrtarë që të bëjnë për të marrë, realitetin e bëjnë me barrë!

Karakteristikë kanë një tru që bindet, një bark që nuk nginjet, shetisin mbi makinë  me xhama të zinj, zgerdhihen me buzeqeshje estetike   , na sajdisin me  hare propagandistike , me veprime  të komanduara ,mendime të bllokuara!

Ne qeverisemi  nga robot që marrin pushtet per të vjedhur e vjedhin per të mbetur në pushtet, pasurohen nepermjet sundimit e sundojnë duke u pasuruar!

Në luftë janë me zgjedhjet e lira e të ndershme,  ndaj rrembimi  dhe   e pandershmja ështe misioni i tyre.

Një  kamer e  padukshme u prin. Aty  artikulojnë Shqiperinë imagjinare,deshtimet  e një grupi, bij të  babezise, prind të egos pa cak, luftetare të paepur të pasurimit personal!

Gjuha   e re , lepe peqe e lyer me vajin e korrupsionit shqiptohet  me tingujt e  axhit propit si në filmat e kinostudios !

Ajo synon  shperlarjen e trurit shqiptar ! Sterkalkat  e peshtymes  bien mbi fytyren e një vëndi   si virus mpirjeje.

Në fillim duke ndryshuar njëanshem Kushtetuten tani duke çuar reformen zgjedhore drejt deshtimit, duke mohuar në menyrë totalitare kualicionet parazgjedhore një atentat  ndaj paqes sociale në sytë e gjithkujt po realizohet.

Historia  e zgjedhjeve në Shqiperi u shnderrua në leksion regresi dhe provokimi. Sui generis , si transformohet vullneti elektoral.

Nga kjo foltore dua ti kujtoj faktorit nderkombetar në Tiranë, miqve dhe aleatëve  të cilet u bënë kumbar të “marrëveshjes  së 5 Qershorit 2020” e cila pak ditë më vonë në menyrën më të pabesë, u prish që të pengohej rrotacioni, duke  i lënë ata me gisht në gojë pa justifikim e shpjegim se koha per të reflektuar eshte sot!

Ne qershorin e vitit 2020 ata  lejuan, ose nuk e priten që Ujku të hungrojë me piskamë, të marrë mbi qafë jo vetem melçitë, por edhe zorret, organet e jashtqitjes me te cilat ndyu zgjedhjet e vitit 2021, duke nxjerre në fund një diferencë prej 37 mijë votash e cila prodhoi shumë mandate, dhe rreth 87 mije vota të pavlefshme!!

Kjo njollë nuk e bëri qeverinë e Edi Rames më demokratike, me bashkëpunuese, më të ndershme, me respektuese thjesht me agresive, me të perqendruar në korrupsion e skandale, më të strukturuar në manipulinin e votes, më të yshtur në shitblerjen e saj.    Armike të çdo standarti, mike të çdo vesi!

Frika e ndeshkimit ju ka bërë të  hazdisur në ndertimin e piramides se fajit. Si skllever te Keopsit vetem gurë të rinj shtoni mbi të.

Ndersa ata, dorëzanet faktori nderkombetar ne vend qe të shfaqej me reagues u ndie me i anashkaluar më i kompleksuar, më tolerant më hajdutin dhe më i ashper me viktimen.

Ata shpesh në keto vite kur kanë deshtuar ta bindin Kryeministrin të ndryshojë rrugë kanë insistuar të fusin opoziten në rrugen e tij.

Një sjellje kjo “ buona per l’Albania” por e papranueshme në vendet e tyre fanar demokracie e shprese neper ujdhesat e humanitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related