“Në Himarë opozita fiton, por futet në burg”, Bushati: Në Shqipëri nuk ka garë, zgjedhjet vendosen përpara se të mbahen

Data

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në  një emision televiziv, theksoi se zgjedhjet e qeta nuk janë shenjë e një vendi demokratik, ku sipas tij, është e njëjta situatë e 11 majit.

Sipas Bushatit, fituesi i zgjedhjeve të 11 majit ishte paracaktuar.“Ka një gjë që unë bie dakord me Klosin që kështu në sipërfaqe këto ishin zgjedhje të qeta. Dhe këto ishin zgjedhje ku çdo njeri në Shqipëri, e dinte që s’kishte garë. Por vetëm ky pohim i Klosit që bie dhe unë dakord. Na bën të shtrojmë pyetjen. Ore jemi vend demokratik? Më gjeni një vend demokratik, ku mund të thuhet me kaq lehtësi që thotë Klosi. Që ka zgjedhje po dihet që ska garë. E dinim të gjithë që s’ka garë dhe s’ka rivalitet. Biem 100% dakord me Klosin se rezultatin e dinim. Do të ishte 78 apo 82, këtu kishte një surprizë po që fituesi ishte i paracaktuar. Ato pamje që dha Çimi këtu pak më parë janë që ta shpifin, qesharake e të tjera. Por ato nuk janë pjesa më e rëndësishme e asaj që ka ndodhur. Unë prap bie dakord që pjesa më e rëndësishme është ajo që është vendosur më përpara. Solli Shullaku pjesën e Himarës me rastin Beleri. Ore si mund të shpresojnë njerëzit që ka garë ku edhe një nga 6 kandidatët e opozitës, që fiton zgjedhjet lokale futet në burg dhe i rrëmbehet mandati. Bëhen zgjedhje prap dhe po fitovi opozita, zgjedhjet nuk quhen. Klosi thotë për Belerin që vodhi votat, por si do të arrijmë në t’i mbushim mendjen shqiptarëve bashkë me ndihmën e këtyre palaçove të SPAK-ut që jetojmë në një vend ku gjithmonë vjedh opozita, por për të fituar fiton pushteti. Po tani logjika këta që vjedhin, a e bëjnë për të humbur dhe këta që nuk vjedhin fitojnë gjithmonë. Pse them që zgjedhjet ishin vendosur më përpara, sepse pikërisht për atë që folëm në fillim, sepse mungon demokracia. Në një vend ku ti ke shkallmuar sistemin e sfidës së barabartë dhe konkurrencës nuk ka shanse të fitojë tjetri. Fiton gjithmonë shkallmuesi i sistemit.” tha Bushati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related