Inspektoriati i Punës rrit kontrollet dhe ndëshkimet ndaj bizneseve në 2025, mbi 64 milionë lekë gjoba për shkelje të ligjit të punës

Data

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka raportuar një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese gjatë vitit 2025, duke reflektuar një fokus më të fortë në zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Sipas raportit vjetor, gjatë këtij viti janë vendosur 268 gjoba për 285 shkelje të konstatuara, me një vlerë totale prej 64,584,000 lekësh. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 28% në numër dhe 20% në vlerë të gjobave. Aktualisht, rreth 45% e tyre janë ekzekutuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të përmbyllet pas procedurave administrative dhe gjyqësore.

Nga shpërndarja rajonale, Tirana renditet e para për numrin dhe vlerën e gjobave, me 126 masa ndëshkuese që kapin rreth 23.3 milionë lekë. Pas saj vjen rajoni i Shkodër me 15.2 milionë lekë, ndërsa Vlorë renditet e treta me 9.7 milionë lekë.

Në total, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 janë inspektuar 9,532 subjekte, ndërsa 8,086 prej tyre janë përzgjedhur mbi bazë risku. Një tjetër tregues domethënës është rritja me 40% e inspektimeve të nisura nga ankesat, ku 70% e rasteve kanë rezultuar në favor të punëmarrësve, duke arritur në 963 raste.

Raporti evidenton gjithashtu 4,192 paralajmërime të dhëna ndaj subjekteve, një rritje prej 132% krahasuar me një vit më parë, si dhe 1,269 masa pezullimi për shkelje të rënda.

Autoritetet theksojnë se këto të dhëna tregojnë një qasje më aktive në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe në forcimin e kontrollit ndaj bizneseve që nuk respektojnë standardet ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related