Do ndihmojmë Ukrainën”- Këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë takohet me Stoltenberg: Besojmë se ende mund… Feb 7, 2024 | 19:34

Data

Shtëpia e Bardhë është e përqëndruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

stoletenberg

“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”, u tha zoti Sullivan gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zoti Stoltenberg tha se ishte jetike që Kongresi të binte dakord për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në të ardhmen e afërt.

Të pyetur për të komentuar mbi të ardhmen e gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe zoti Sullivan thanë se është një vendim sovran i Ukrainës zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë.

I pyetur se si qeveria amerikane do t’i përgjigjej intervistës së presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka të ngjarë të transmetohet të enjten sipas njoftimeve në media, zoti Sullivan tha se ai mendonte se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar tashmë argumentin rreth mbështetjes për Ukrainën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related

Do të kandidojnë për deputetë/ Vjen dorëheqja e tretë nga kryebashkiakët e PS-së

Edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen,...

EMRAT/ Kush janë 5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

Janë zbardhur emrat e 5 kandidatëve që garojnë për...

Rindërtimi/ Tre familje të ish-komunales fitojnë gjyqin ndaj Bashkisë së Tiranës

Tre familje të ish-Komunales fituan në Gjykatën Administrative përballë...