“Bashkohuni me ne!” Protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve në kafene t’i bashkohen marshimit: “Për një Shqipëri të re”

Data

Protestuesit që prej ditësh po zhvillojnë tubime dhe marshime në kryeqytet kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme thirrjet për zgjerimin e pjesëmarrjes qytetare në protestë.

Gjatë kalimit në zonën e Shallvareve, pjesëmarrësit iu drejtuan qytetarëve që ndodheshin në lokalet e zonës, duke i ftuar të lënë tavolinat dhe t’i bashkohen marshimit që po zhvillohej në rrugët e Tiranës.

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ishin “Bashkohuni me ne!”, “Revolucion!” dhe “Shqipëri e re!”, slogane që organizatorët dhe aktivistët i kanë përdorur vazhdimisht gjatë ditëve të fundit.

Marshimi vijoi në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa protestuesit theksuan se synimi i tyre është të zgjerojnë pjesëmarrjen qytetare dhe të mbajnë të gjallë mobilizimin publik për kërkesat që kanë ngritur ndaj institucioneve.

Protestat, të cilat kanë hyrë në javën e tretë të zhvillimit të tyre, janë shoqëruar me marshime të përditshme, fjalime të aktivistëve dhe thirrje për ndryshime politike e institucionale në vend. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim, duke kërkuar mbështetje më të gjerë nga qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related