Automjet përfshihet nga flakët pranë mbikalimit të Selitës në Tiranë, në vendngjarje zjarrfikësja

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit të Selitës në Tiranë, gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë shkaqet e incidentit.

Policia dhe grupet e emergjencës vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related