Kreshnik Kuçaj paralajmëron rritje të çmimit të naftës pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

Data

Kriza e fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme, e përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe për ekonominë shqiptare. Gazetari i ekonomisë Kreshnik Kuçaj paralajmëron se një rritje e re e çmimeve të naftës është e pashmangshme nëse situata përkeqësohet.

Sipas tij, deri më tani efektet e konfliktit nuk janë ndjerë plotësisht në tregun vendas. Inflacioni ka pësuar vetëm një rritje të lehtë, duke kaluar nga 2.4% në rreth 2.6%, çka tregon se ekonomia është ende në fazën e amortizimit të goditjeve të para.

Megjithatë, Kuçaj thekson se nëse tensionet zgjasin dhe sidomos nëse bllokimi i rrugëve detare strategjike vazhdon, ndikimi mund të jetë shumë më i thellë. Në këtë rast, Shqipëria mund të përballet me pasoja të ngjashme me ato të krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë, ku çmimet e energjisë dhe karburanteve u rritën ndjeshëm.

Ai nënvizon se tregu i naftës është i ndjeshëm ndaj çdo zhvillimi në këtë zonë, pasi një pjesë e madhe e furnizimit global kalon përmes Hormuzit. Për këtë arsye, çdo kufizim apo bllokadë ndikon menjëherë në çmime.

Një nga masat që po diskutohet për të zbutur efektet është krijimi i rezervave shtetërore të naftës, një praktikë e ndjekur nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas Kuçajt, kjo do t’i lejonte shtetit të ndërhynte në treg në momentet e rritjes së çmimeve për të stabilizuar situatën.

Në kushtet aktuale, pritshmëritë janë që çdo zhvillim i ri në konflikt të reflektohet menjëherë në tregjet ndërkombëtare 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related