Franca sekuestron cisternë nafte në Mesdhe, Emmanuel Macron: lidhet me “flotën në hije” të Rusisë

Data

Marina e Francës ka sekuestruar një anije cisternë nafte në Mesdheun Perëndimor, e dyshuar si pjesë e “flotës në hije” që përdoret nga Rusia për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, anija kishte nisur udhëtimin nga porti i Murmanskut dhe lundronte nën flamur të rremë, ndërsa transportonte naftë bruto.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se këto anije përbëjnë një mekanizëm për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar përpjekjet ushtarake të Moskës. Ai theksoi se konflikti në Lindjen e Mesme nuk do ta shpërqendrojë mbështetjen e Francës ndaj Ukrainës.

“Anijet që shkelin ligjin e detit dhe anashkalojnë sanksionet janë përfituese të luftës dhe kontribuojnë në financimin e saj”, u shpreh Macron.

Fenomeni i “flotës në hije” është rritur ndjeshëm që pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Këto anije zakonisht operojnë me pronësi të paqartë, pa sigurim ndërkombëtar dhe shpesh janë të vjetra, duke rritur rrezikun për incidente dhe ndotje në det.

Ndërkohë, situata globale e energjisë mbetet e tensionuar, pasi konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në furnizimet me naftë dhe kanë çuar në rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related