Analiza e BIRN: PS po mban peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal, duhet të hiqet imuniteti i Ballukut

Data

Në një analizë të publikuar nga gazetari Gjergj Erebara, theksohet se debati politik dhe polemikat në Kuvend po largojnë vëmendjen nga një çështje që, sipas tij, është thelbësore për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Sipas analizës, shumica socialiste po zvarrit përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, një çështje që konsiderohet vendimtare për respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit.

Autori sjell në vëmendje edhe përplasjet politike të viteve të kaluara, duke përmendur një episod në vitin 2008 në Kuvend, kur debati për tragjedinë e Gërdecit u shoqërua me gjuhë fyese dhe tensione politike.

Në analizë theksohet se sot situata është e përmbysur, ndërsa sipas autorit, përgjegjësia për të vepruar i takon shumicës parlamentare që duhet t’i përgjigjet kërkesës së drejtësisë.

Erebara argumenton se refuzimi për të marrë një vendim mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut rrezikon të dëmtojë shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas tij, debati mbi gjuhën politike apo incidentet në parlament nuk duhet të largojë vëmendjen nga çështja kryesore: nevojën që Kuvendi të marrë një vendim për kërkesën e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related