Vetëplagosja e 18-vjeçares në Sauk, policia arreston babanë dhe kushëririn e të dashurit të saj

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 14 shkurt 2026 në Sauk, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri në ambientet e hotelit “Gjuta”.

Të arrestuarit janë Saimir Gjuta dhe Elvir Gjuta, babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjutës, i cili sipas hetimeve ishte poseduesi i pistoletës me të cilën ndodhi plagosja.

Sipas policisë, dy personat u shpallën në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës bënë të mundur kapjen e tyre dhe referimin e materialeve në Prokurori.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, është vendosur që Saimir Gjuta dhe Elvir Gjuta të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si arma e zjarrit ka përfunduar në duart e të rinjve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related