Moti përkeqësohet sërish/ Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, ja ditët kur duhet kujdes

Data

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm, kushtet atmosferike në vend pritet të ndryshojnë. Deri ditën e martë në mesditë, moti do të mbetet kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare, por situata do të përkeqësohet në orët e vona të mbrëmjes.

Të martën në mbrëmje do të shtohen vranësirat, duke sjellë reshje shiu fillimisht në zonat jugore të vendit. Reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë dhe pjesërisht të enjten, kryesisht në jug, ndërsa në zonat e thella malore pritet rikthimi i dëborës. Intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë i moderuar dhe jo problematik.

Përmirësim i përkohshëm i motit pritet ditën e premte dhe të shtunën, por sinjalet tregojnë se gjatë së dielës reshjet mund të rikthehen sërish në territorin e vendit.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të larta në ditët e para për shkak të masave ajrore të lagështa. Megjithatë, nga mesi i javës deri në fundjavë pritet rënie e ndjeshme e tyre, me temperatura minimale që në orët e para të mëngjesit mund të zbresin deri në -1 dhe -2 gradë Celsius.

Parashikimet tregojnë gjithashtu se java e fundit e muajit do të shoqërohet me reshje shiu dhe dëbore, ndaj këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht për qarkullimin në zonat malore dhe gjatë orëve të natës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related