Salianji: PD duhet të bindë Lapajn, Shehajn dhe Qorin, qëllimi është rrëzimi i Ramës, tërhiqem nëse jam pengesë

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që opozita duhet të ndjekë për të ardhur në pushtet përmes votës dhe për të përballur qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar në një emision televiziv, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të ndërtojë një front të gjerë opozitar, duke përfshirë edhe forca dhe figura politike që aktualisht janë jashtë saj, nëse synimi real është ndryshimi i qeverisjes.

“Duhet të merren të gjithë ata që janë të përjashtuar. PD duhet të bindë edhe Arlind Qorin, Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn. Kjo do të thotë që secili të tërhiqet nga disa qëndrime dhe ta pranojmë që kjo duhet bërë. Pse të mos realizohet?”, u shpreh ai.

Salianji deklaroi se është i gatshëm të bëjë edhe hapa pas, nëse konsiderohet si pengesë për bashkimin e opozitës dhe për fitoren ndaj qeverisë.

“Unë tërhiqem nëse jam unë pengesë. Nëse për të rrëzuar Ramën duhet ta bëjë një tjetër dhe unë ta ndjek, jam gati. Pyetja është: a e bëjnë të tjerët këtë? A duam ta rrëzojmë Ramën apo secili kërkon copën e vet? Unë jam për rrëzimin e qeverisë”, theksoi ish-deputeti.

Sipas tij, vetëm një bashkim real i opozitës, përtej ndasive personale dhe interesave partiake, mund të krijojë një alternativë të fortë dhe konkurruese përballë mazhorancës aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related