Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë

Data

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë pritet të bllokohet sërish mbrëmjen e sotme për disa orë, si pasojë e protestës së fermerëve në Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00, sipas orës lokale greke. Gjatë këtij intervali kohor do të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë bën me dije se informacioni është marrë përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të të dhënave me Policinë Kufitare Greke dhe u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre jashtë këtij orari për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Protestat e fermerëve në Greqi kanë më shumë se dy javë që vijojnë, duke shkaktuar bllokime të shpeshta në akse të rëndësishme rrugore në mbarë vendin. Fermerët kundërshtojnë vonesat në dhënien e subvencioneve të Bashkimit Evropian, pas një skandali korrupsioni që ka përfshirë sektorin bujqësor.

Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar se do t’i intensifikojnë veprimet nëse qeveria greke nuk plotëson kërkesat e tyre, duke rritur rrezikun për bllokime të tjera në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related