Policia është vënë në lëvizje pas një denoncimi të bërë nga një baba, i cili ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij 19-vjeçare. Sipas uniformave blu, shtetasja me inicialet E.H. është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke shqetësuar familjarët.
Denoncimi është bërë më datë 06.12.2025 nga i ati, shtetasi A.H., i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e vajzës.
Në njoftimin zyrtar policia bën me dije:
“Më datë 06.12.2025, shtetasi A.H. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E.H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”
Aktualisht, strukturat policore po kryejnë verifikimet e nevojshme, duke kontrolluar zonat ku vajza mund të ketë shkuar, si dhe po mbledhin informacione nga të afërm, miq dhe kontakte të saj.
Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë informacion, të kontaktojnë menjëherë në numrin 112 ose pranë komisariatit më të afërt.
