Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pranë zemrës pas një sherri me disa gjimnazistë në Durrës. Babai i të miturit të plagosur dhe familjarë të tjerë nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.
“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani.”, u shpreh , jashtë mikrofonit, ai.
Klima e të fortit dhe dhuna mes të miturve një problem në rritje që duhet adresuar nga institucionet, sipas familjarëve. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë goditje me thikë pranë zemrës.
