Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent i AMP-së (Agjensia e Mbikqyrjes Policore.)
Shaljani ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” – antiplumb, me pasagjer Gilmando Danin kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur këtë të fundit dhe të plagosur Shaljanin.
Shaljani është transportuar në Spitalin e Traumës ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
