Robert Papa: Rama autokrat arrogant, krahasime me Trump dhe “Ali Baba me 40 hajdutë”.

Data

Gazetari dhe analisti shqiptar në SHBA, Robert Papa, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me qeverinë shqiptare dhe mënyrën si funksionon pushteti në Tiranë. Ai është ndalur në krahasime mes liderëve botërorë, situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e korrupsionit në ekonomi e emigracion. “Kohët moderne e kanë Tiranën moderne. Nuk mund ta cilësosh Trumpin si Hitler apo t’i thuash Edvinit Enver. Por nëse Trump është ‘strongman’ (njeri i fuqishëm), Rama është autokrat dhe është arrogant. Trump është votuar nga më shumë se 80 milionë vetë, ndërsa Rama ka afërsisht 800.000 vota, por që sipas OSBE-së, votat duhet të jenë te 500.000. Rama guxon dhe tallet me Donin e madh.

Ka filluar të bëjë autokritikën, dhe duket si Kadri Hazbiu. Trump është hakmarrës pa diskutim. Në kabinetin e Trumpit ka jo besnikë, por njerëz të përulur. Rama ka mediokër anonimë, por ama mjeshtra të abuzimit skajor. Rama nuk vret si Enveri, por i dëbon si nizam ushtarët e tij. Tigrit i tha ‘ik si lepur, se ndryshe do të tredh’. Edhe Endri Fugën e përzuri.  Rama duket se e shiti Ballukun duke thënë që të japë përgjigje përpara drejtësisë, por askush nuk është fajtor derisa provohet nga një gjykatë. Këto fjalë ka thënë dhe për Tahirin, për Veliajn apo për Ametajn. Ajo shprehja “Ali Baba me 40 hajdutë”, ku të gjithë këta 40 vjedhin dhe vetë Rama jo, është e thekshme”, shprehet Papa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related