Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”: Gazeta gjermane thotë se Air Albania po shkon drejt falimentimit

Data

Sipas një raporti të publikuar nga aeroTelegraph dhe transferuar nga LajmiFundit, kompania ajrore shqiptaro-turke Air Albania po përballet me sfida serioze financiare dhe ligjore që mund ta çojnë drejt falimentimit. Që prej themelimit në vitin 2018, kompania ka qenë humbëse financiarisht, dhe edhe pse përpjekjet për zgjerim në pranverë të vitit 2025 sollën shtimin e rrugëve fluturimi, shumë prej tyre u ndërprenë shpejt. 

Një nga problemet kryesore ka ardhur nga marrëveshja me kompaninë ukrainase Sky Up, e cila pretendon se Air Albania ka mos përmbushur kushtet e kontratës: ka pasur vonesa në pagesa dhe Air Albania nuk ka përdorur avionët që Sky Up kishte destinuar sipas marrëveshjes. Kjo çoi në ndërprerjen e bashkëpunimit dhe në një proces ligjor që ka përfshirë një padi që do të shqyrtohet në Dhjetor 2025. 

Gjithashtu, kompania amerikane e lizingut GA Telesis ka ngritur një padi tjetër në Gjykatën e Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke akuzuar Air Albania dhe linjën partnere Turkish Airlines për shkelje të kontratave në lidhje me dy avionë Airbus A320 të marrë me qira. 

Aktualisht, Air Albania po operon me avionë të marrë me qira nga Fly 2 Sky dhe Dan Air për destinacione si Stambolli, Ankara, Bologna, Milano dhe Verona, por mungesa e aeroplanëve të vetë, shlyerjet e kontratave dhe anulimet e fluturimeve po favorizojnë dyshimet se linja mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë operacionet siç ka funksionuar deri tani. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related