Kryeministri Rama propozon: paga minimale 500€, ndërsa mesatarja synohet të jetë 1000€ brenda mandatit të katërt

Data

Në seancën e ardhshme të Kuvendit, qeveria pritet të prezantojë propozimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, me fillim nga janari 2026. Ky objektiv është pjesë e programit më të gjerë të zhvillimit ekonomik — ku synohet që paga mesatare në Shqipëri, duke përfshirë sektorin publik dhe privat, të arrijë të paktën 1000 euro brenda mandatit të katërt. 

Sipas kryeministrit, për të mbështetur këtë rritje, qeveria ka parashikuar lehtësira tatimore për bizneset që do të aplikojnë pagat minimale të reja, si dhe masave stimulues për të lehtësuar shpenzimet e punëdhënësve. Ky propozim vjen në një kohë kur qytetarët kanë shprehur shqetësime për koston e lartë të jetesës dhe çmimet që po rriten për mallrat dhe shërbimet. 

Në të njëjtën kohë, statistikat tregojnë se paga mesatare mujore bruto për të gjithë ekonominë në vitin 2024 ishte rreth 770 euro, sipas INSTAT-it. Kjo tregon se ndryshimi që propozohet kërkon hapa të shpejtë dhe masa konkrete për të mos mbetur vetëm deklaratë politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related