Rama do të njoftojë emrat e ministrave, zbardhet agjenda e mbledhjes së Asamblesë së PS, ja kur do të mblidhet

Data

Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re “Rama 4” pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi. Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi Xibraku në Elbasan. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili do t’u drejtohet të vetëve për sfidat e këtij mandati të katërt qeverisës, ku fokusi pritet të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE në fund të kësaj dekade, si dhe pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të ri.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi e vetme 83 mandate deputetësh, kundrejt kundërshtarëve Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, që së bashku fituan 50 vende në parlament. Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet. Në historinë pluraliste të Shqipërisë, asnjë forcë politike nuk ka mundur të fitojë 4 mandate radhazi me shumicë qeverisëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related