Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

Data

Bitcoin arriti një nivel rekord të enjten, ndërsa pritshmëritë në rritje për një politikë monetare më të butë nga Rezerva Federale shtuan mbështetjen, së bashku me reformat financiare të shpallura së fundmi.

Kriptoaseti më i madh në botë u rrit deri në 0.9%, duke arritur në $124,002.49 gjatë seancës tregtare në Azi, duke kaluar kulmin e mëparshëm të arritur në korrik. Po atë ditë, kriptovaluta e dytë më e madhe, ether (ETH), arriti $4,780.04, nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2021.

Rritja e Bitcoin-it po nxitet nga siguria në rritje për ulje të normave të interesit nga Fed-i, blerjet e qëndrueshme institucionale dhe lëvizjet e administratës Trump për të lehtësuar investimet në kriptoasetet, sipas analistëve të tregut.

“Teknikisht, nëse Bitcoin qëndron mbi $125,000 për një periudhë të caktuar, mund të vijojë të rritet deri në $150,000”, shpjegojnë ekspertët.

Kriptomonedha është rritur pothuajse 32% që nga fillimi i vitit 2025, i mbështetur nga fitore të shumëpritura rregullatore për sektorin pas rikthimit të Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Lideri amerikan e ka quajtur veten “presidenti i kriptove” dhe familja e tij ka hyrë në këtë sektor në disa forma gjatë vitit të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related