Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kreu i Shtetit e përgëzoi Presidentin Aliyev për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme nën kujdesin e Presidentit të SHBA-ve.
Presidenti Begaj vlerësoi veçanërisht vendosmërinë e Presidentit të Azerbajxhanit në këtë proces, si dhe mbështetjen e dhënë nga Presidenti amerikan.
