Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për farsën zgjedhore të 11 majit, siç e quan ai, gjatë të cilës sipas kryedemokratit qeveria e Edi Ramës ka promovuar dhe inauguruar projekte infrastrukturore gjatë periudhës së ndaluar zgjedhore.
Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se ‘promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare’.
“Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit
